Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh nënshkruan kontratë për përcaktimin e hartave zonale për institucionet shëndetësore

Qer 6, 2023

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkrua kontratë për “Krijimin e Zonimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor “ e cila përcakton hartën zonale për institucionet shëndetësore, koordinata të sakta gjeohapësinore, me qëllim që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në institucionet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh). Kjo, do të mundësojë që në të ardhmen planifikimi, administrimi dhe shpërndarja e burimeve të bëhet në bazë të zonës dhe nevojave për shërbime ndaj qytetarëve.

Fushëveprimi i projektit “Krijimi i Zonimit në Kujdesin Parësor Shëndetësor” përfshin fillimisht katër komuna (Lipjan, Prizren, Istog dhe Prishtinë), me nga pesë Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF). Pas pilotimit do të vlerësohen rezultatet e projektit në mënyrë që të gjeturat pozitive të aplikohen në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Rezultatet nga të dhënat e grumbulluara nga ky pilot-projekt do të mundojnë planifikimin e duhur për shtrirjen në nivel të përgjithshëm, zonimin e KPSh që është një prej hapave më të rëndësishëm në reformën për shëndetësinë, në kuadër të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh).

Gjithashtu, në fazën finale është edhe studimi i fizibilitetit për SISh, ndërsa të gjeturat do të analizohen për të krijuar sistemin e integruar të informimit shëndetësorë për të gjithë qytetarët, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM