Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptian në Republikën e Kosovës, ka uruar ditën e tyre memoriale, në veçanti këtë ditë ia uroi ushtarakëve nga ky komunitet të cilët me plotë atdhedashuri dhe krenari i shërbejnë ushtrisë së vendit tonë.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se komuniteti egjiptian gëzon respekt të madh në institucionin tonë, respekt ky i fituar me punën e tyre të ndershme dhe të përkushtuar ndaj vendit, duke kontribuar në të gjitha proceset shtet ndërtuese.
Në angazhimin tonë në shërbim të vendit, do të rrugëtojmë së bashku duke qenë bartës të vlerave duke dëshmuar jo vetëm bashkëjetesen por edhe bashkëpunimin e ngushtë dhe pa dallim mes nesh.
Urime të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptian!