Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se për dy ditë Prishtina do jetë nikoqir i këtyre valltarëve të vegjël të mrekullueshëm, të cilët nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Rumania, Kurgistani e në veçanti fëmijët nga Ukraina të cilët edhe në kohë lufte erdhën e do të na sjellin festë për dy ditë.
“Jemi të lumtur që po shohim kaq shumë fëmijë të gëzuar të cilët kanë ardh nga vende të ndryshme të botës e po na zbukurojnë sheshet” , deklaroi kryetari Rama.
“Kryeqyteti sot shndërrohet në ditë feste dhe ngjyrash duke prezantuar trashëgiminë e pasur evropiane, të larmishme dhe unike e kulturore e cila përfaqësohet nga këta pjesmarrës të vegjël përmes muzikës, vallëzimit dhe veshjeve tradicionale”, deklaroi Balaj.
Rama ka falenderuar drejtoreshën e kulturës, Arta Balaj, për një organizim kaq të mirë të këtij festivali të rëndësishëm për ne, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.