Me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjeneral Sir Patrick Sanders, zëvendës komandanti i FSK Gjeneral Major Enver Cikaqi, mori pjesë në Konferencën vjetore “RUSI Land Warfare Conference”, e cila këtë vit fokusin e kishte në mësimet e mësuara gjatë luftës në Ukrainë, mobilizimin dhe modernizimin e forcave për të përballur përshkallëzimin e tensioneve dhe kërcënimeve të sigurisë dhe mbrojtjes globale, me theks kërcënimet dhe rreziqet me të cilat ballafaqohen anëtarët dhe partnerët e vendeve anëtare të NATO-s.
Gjatë konferencës u diskutuan tema me fokus në nevojat e ndryshimit të të menduarit, planifikuarit dhe ekzekutuarit të operacioneve të këmbësorisë, si dhe sfidat e zhvillimit të koncepteve bashkëkohore duke pas për bazë zhvillimit e tekonologjisë dhe industrisë ushtarake, rritjen e vazhdueshme të kërcënimeve hibride, dhe sfidat e mbështetjes logjistike gjatë operacioneve luftarake.
Gjatë konferencës, ZVKOMFSK Gjeneral Cikaqi bashkëbisedoi me Gjenral Sanders dhe e falënderoj për bashkëpunimin që Ushtria Britanike ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, të dy ritheksuan rëndësinë të cilën kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë programet edukuese dhe trajnuese në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, të cilat i ofron Mbretëria e Bashkuar, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.