Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia ka filluar fazën e dytë të planit operativ, kontroll i shtuar në trafik

Qer 30, 2023

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në PK ka filluar fazën e dytë të planit operativ “Kontroll i shtuar në trafik”, plan i cili ngërthen në vete parandalimin e aksidenteve gjegjësisht rregullimin e komunikacionit rrugor bazuar ligjit 05/L-088. Plani në fjalë ka detyra dhe aktivitete që janë të parapa edhe në planin e përgjithshëm operativ “sezoni veror”, dhe me të gjitha kapacitetin e saj njësia rajonale e trafikut rrugor në Pejë është duke vepruar në rrugët nacionale, rajonale, lidhëse dhe rrugë tjera të klasifikuara sipas ligjit 05/L-132. Puna e njësiteve policore do të jetë e pandërprerë dhe nuk do të ketë asnjë lëshim ndaj shkelësve të këtyre ligjeve, ku ndaj këtyre do të merr masat e nevojshme ligjore të sanksionuara me këto ligje dhe jo vetëm.

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka konfiskuar shtatë patentë shofer, pesë për tejkalim në vijë të plot, një për uljen e fëmijës nën moshën 12 vjeç në ulësen e parë dhe një patentë shofer për tejkalim të shpejtësisë. Gjë të cilën do vazhdojë të bëjnë zyrtarët gjegjësisht ekipet patrullues të Njësisë rajonale të trafikut rrugor në Drejtorinë rajonale të Pejës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM