Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Arkeologjia po merr vëmendje të duhur shtetërore

Kor 7, 2023

Ministria e Kulturës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për kërkime arkeologjike me Universitetin e Miçiganit.

Së bashku me partnerët tanë do të vazhdojmë udhëtimin drejt kërkimeve të përbashkëta arkeologjike. Ky bashkëpunim shënon fazën e dytë të projektit “Arkeologjia Rajonale në zonën e Pejës dhe Istogut të Kosovës”, duke kërkuar lokalitete të reja arkeologjike. Që nga fillimi i saj në vitin 2018, projekti ka bashkuar Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe Muzeun e Arkeologjisë Antropologjike të Universitetit të Miçiganit.

Kërkimet arkeologjike do të bëhen sipas standardeve të larta shkencore me ekspertë nga Kosova, SHBA dhe vendet tjera. Marrëveshja gjithashtu parasheh edukimin e studentëve dhe të diplomuarve nga të dyja vendet, lidhur me mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë.

Në fazën e fundit do të bëhet publikimi i rezultateve të kërkimit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM