Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Mbahet dëgjim publik për projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta

Kor 7, 2023

Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur dëgjimi publik për Projektligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, i miratuar në parim në maj të këtij viti.

Ministri Çeku para deputetëve dhe pjesëmarrësve të tjerë konfirmoi edhe një herë rëndësinë e një mekanizmi të ri për mbrojtje dhe kompensim të dinjitetshëm për autorin e krijuesin.

Përmes ligjit ndër të tjera do të: sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes të të drejtave të autorit, krijimtarisë shkencore e artistike; rregullohet statusi i Task Forcës kundër Piratërisë; ofrohet mundësia e zgjidhjes së kontesteve në të drejtën e autorit përmes mjeteve alternative si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM