Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se arsenalit të FSK-së i është shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare.
Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.