Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë për armatimin e ushtrisë, duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi, që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit.
Për kontribute brenda vendit mund të pëdorni llogarinë e hapur në BQK (foto 1), ndërsa jashtë vendit llogarinë ndërkombëtare (foto 2).
Për mënyra alternative se si të kontribuoni, tashmë është edhe faqja e dedikuar për Fondin e Sigurisë në eKosova që ofron informata e detaje shtesë: