Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se djemtë e përfaqësueses Kosova të basketbollit u ndeshën me Zvicrën për rrethin e tretë parakualifikues për Eurobasket 2025, që u zhvillua në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Rezultati përfundoi në favor të Kosovës.
Basketbollistët morën përkrahje të fuqishme nga publiku, ku të pranishëm ishin zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, deputetët Arbër Rexha dhe Artan Abrashi, si dhe përfaqësues të komunitetit sportiv, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






