Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë thirrje të gjithë artistëve dhe kuratorëve: Aplikoni për të përfaqësuar Kosovën në Bienalen e 60-të të Venedikut
Ekspozita e 60-të Ndërkombëtare të Artit, pjesë e Bienales së njohur të Venedikut në vitin 2024, do të hapë dyert e saj për entuziastët e artit në mbarë botën, më 20 prill 2024.
Tema e zgjedhur, “Të huaj kudo”, me kurator Adriano Pedrosa, inkurajon interpretime që provokojnë mendime, duke e bërë këtë një rast të rëndësishëm për të lënë gjurmë në komunitetin ndërkombëtar të artit dhe për të promovuar vlerat artistike të Kosovës.
Për të aplikuar dhe për më shumë informacione rreth thirrjes, vizitoni https://tinyurl.com/44knmxrb dhe dorëzoni propozimet tuaja deri më 01.09.2023, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.