Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre shtetit grek në evakuimin e banorëve në zonat e prekura nga zjarret si dhe vënien nën kontroll të situatës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se jemi të gatshëm që shtetit grek, i cili aktualisht po përballet me një situatë të vështirë si pasojë e zjarreve që vazhdojnë të jenë aktive në disa vatra të ndryshme, t’i ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve tona.
Shpresojmë që zjarret të shuhen sa më parë dhe vendi t’i kthehet normalitetit.