Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, të mbështetur nga stacionet policore, në kuadër të aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim sigurinë rrugore , nga data 26.07.2023 do të fillojnë zbatimin e planit për kontrollin e shtuar në trafik ndaj vozitësve, të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes.
Angazhimet për sigurinë në trafik (për çdo lloj kundëvajtje), do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.