Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka bërë të ditur se tashmë, shkollat dhe çerdhet do të kenë në dispozicion Mjeshtrin e Shkollës – një ekip mobil nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë i cili do të jetë i disponueshëm 24/7 për të gjitha rregullimet që shkollave dhe çerdheve mund t’u nevojiten.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se përmirësimi i kushteve në shkollat dhe çerdhet e kryeqytetit ka qenë prioritet i yni prej ditës së parë, prandaj jam krenar që riparimet në to po kryhen çdo ditë!
Aambientet me kushte cilësore për edukimin e fëmijëve tanë janë gjithmonë prioritet.