Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka kaluar në Senat ligji që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta, trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, duke kontribuar kësisoj në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me ushtrinë amerikane.
Mehaj në postimin e tij në facebook ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin e saj direkt në sigurimin e kësaj dispozite.
Vetëm përmes bashkëpunimit mund t’i kontribuojmë paqes së qëndrueshme.