Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK në mbështetje të mediave dhe fjalës së lirë

Kor 29, 2023

Sulmet e Qeverisë ndaj gazetarëve dhe mediave ka kohë që kanë nisur dhe ishin të orkestruara nga zyrtarë të lartë  të institucioneve e të përforcuara nga fyerjet , sharjet e linçimet nga armata në rrjete sociale. Kjo bëhej për të krijuar frikë e për të mbyllur sytë, veshët e gojën e atyre që shohin realitetin, e që është i hidhur. Ky sulm kulmoi tani me Klan Kosova  dhe fjala e lirë e informimi i saktë po vihet në rrezik. Ky është alarm se fati i kësaj medie mund t’i pres edhe mediumet tjera dhe nëse ndodh atëherë në Kosovë do të kemi errësirë dhe Qeveria do të bëj çfarë t’i  teket sepse e vërteta do të mungojë në publik. 

SBASHK-u me korrektësinë e treguar nëpër vite ka dëshmuar respektin meritor që ka ndaj medieve dhe është munduar të jetë plotësisht e gjithmonë transparentë. Nuk ka ndodhur as edhe një herë që t’i ikim  pyetjeve dhe kërkesave të medieve për deklarata e prononcime për të gjitha çështjet, që ta kanë menduar se janë aktuale e të rëndësishme për publikun. 

SBASHK-u është në mbështetje të gazetarëve e  fjalës së lirë dhe  reagon ashpër kundër sulmeve të Qeverisë ndaj medieve. Reagon sepse sulme të tilla, fyerje e linçime kemi përjetuar edhe ne si sindikatë  dhe kemi përjetuar përpjekjet e Murati e të tjerëve për të shuar organizimin sindikal me presione të ndaljes së pagave, të zbulimeve të pengesave siç është Kosova e shumë përpjekje të tjera. Ne pësuam goditje, por mbijetuam e do të veprojmë edhe sot e gjithë ditën. Qëndroni edhe ju media të nderuara sepse misioni juaj është i shenjtë në ruajtjen e fjalës së lirë dhe luftën e të vërtetës kundër shpifjeve e rrenave, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM