Build Skills with our trainings

Sign up now!

BQK: Hyn në fuqi Rregullorja për përfshirjen e të gjithë qytetarëve në tregun financiar

Kor 31, 2023

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës më 20 dhjetor 2022 ka miratuar Rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike e cila hyn në fuqi më 1 gusht 2023, me përjashtim të nenit 5 paragrafit 4 i cili hyn në fuqi më 1 janar 2024.

Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike ka për qëllim të përcaktojë kushtet për qasjen e konsumatorëve në llogari pagese me shërbime bazike.

Qëllimi i BQK-së, është që përmes kësaj Rregulloreje, t’ju mundësojë të gjithë qytetarëve të marrin përfitimet që sjellë tregu financiar, të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare, si dhe të nxitë pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në sektorin financiar.

Rregullorja është hartuar me qëllim të harmonizimit të legjislacionit të BQK-së me direktivat e BE-së, në këtë rast me Direktivën e BE-së 2014/92/EU.

Rregullorja u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat financiare të tyre, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, që të mund të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në Republikën e Kosovës. Të gjitha bankat që operojnë në Kosovë do t’ju ofrojnë qasje në llogari pagese me shërbime bazike të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Llogaria e pagesave me shërbime bazike përfshin të paktën shërbimet si në vijim:

shërbimet që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, operimin dhe mbylljen e një llogarie pagese;

shërbimet që mundësojnë deponimin e fondeve në llogari pagese, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të Rregullores për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike;

shërbimet që lejojnë tërheqjen e parave nga llogaria e pagesës, siç është përcaktuar në shtojcën 1 të Rregullores për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.

Ekzekutimin e transaksioneve të mëposhtme të pagesave:

debitimin direkt;

transaksionet e pagesave përmes një kartele, përfshirë pagesat në internet;

transferet e kreditit brenda bankës, duke përfshirë urdhëresat automatike, aty ku është e mundur në bankomatë (ATM), dhe në sportelet e bankës ose përmes platformave online;

 

Rregullorja për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike përcakton:

– kushtet për t’u qasur në llogari pagese me shërbime bazike,

– karakteristikat e llogarive të pagesave me shërbime bazike,

– tarifat në lidhje me ofrimin e llogarisë së pagesës me shërbime bazike,

– grupin e konsumatorëve të cenueshëm e që përfitojnë shërbimet që ofron llogaria pagese me shërbime bazike pa pagesë

– obligimin e bankave për informim të klientëve në lidhje me ofrimin e llogarisë së pagesës me shërbime bazike, si dhe

– mënyrën e konvertimit të llogarive aktuale në llogari pagese me shërbime bazike.

Rregullorja gjithashtu  përcakton që bankat do të ofrojnë shërbimet e përcaktuara në nenin 4, paragrafin 1, të kësaj Rregulloreje pa pagesë ose me një tarifë të arsyeshme mujore, nëse ato e parashikojnë këtë tarifë në politikat e tyre të brendshme për përcaktimin e tarifave.

Vlera e arsyeshme e kompensimit sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk mund të jetë më e lartë se 0,12%, e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës (apo 0.53 €), e publikuar më së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Kjo vlerë do të ndryshojë, bazuar në të dhënat e fundit vjetore të publikuara nga ASK.

Gjithashtu, bankat ofrojnë të gjitha shërbimet e parashikuara në nenin 4, paragrafi 1 të kësaj Rregulloreje, pa pagesë, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm, që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse).

Sipas nenit 5 paragrafi 4, te rregullores, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2024, grup i konsumatorëve të cenueshëm konsiderohen grupet të cilët përfitojnë:

Pensione:

Pensioni bazë;

Pensioni kontribut pagues;

Pensioni për persona me aftësi të kufizuar të rritur;

Pensioni për persona me aftësi të kufizuar paraplegjik dhe tetraplegjik;

Pensioni për persona me aftësi të kufizuar – fëmijë; Pensionet e parakohshme të kompleksit Trepça;

Pensionet e pjesëtareve të TMK-së; Pensioni i forcës së sigurisë FSK-së;

Kompensimi për të verbër;

Pensioni familjar;

Pensioni i invalidëve të punës;

Pensioni i familjareve të dëshmorëve;

Pensioni i invalidëve të luftës;

Pensioni i viktimave civile;

Pensioni i invalidëve civilë;

Pensioni i të zhdukurve të luftës;

Pensioni i veteranit luftëtar të UÇK-së;

 

Ndihma sociale;

Grupet tjera të cenueshme që mund të parashihen me legjislacion në Republikën e Kosovës; të konfirmuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Po ashtu bazuar edhe në vendimin e Gjykatës  Komerciale e cila në vendimin e datës 24 korrik 2023,  e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën  e bankave për të shtyrë ekzekutimin e rregullores se re  të BQK-së, e cila bankat i obligon që të hapin llogari pagese me shërbime bazike për qytetarët e Kosovës duke filluar nga data 1 gusht 2023. Me këtë rast Gjykata Komerciale  i ka  dhënë të drejtë BQK-së për  Rregulloren përkatëse të aprovuar më parë  e cila me hyrjen në fuqi do të jetë në funksion të rritjes së gjithpërfshirjes financiare, si dhe në  dobinë e përfshirjes së vet konsumatorëve në këto shërbime me kosto më të ulëta  për gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

 

Për informim më të detajuar lidhur me Rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike mund të gjenden informata në webfaqen e BQK-së:

Rregullore-per-qasje-ne-llogari-pagese-me-sherbime-bazike-.pdf (bqk-kos.org).

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM