Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Sassel: Gatishmëri e shtetit belg për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës

Kor 31, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Julien Sassel, me të cilin bisedoi për raportet dypalëshe, zhvillimet aktuale politike në vend e rajon dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik.

Shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel, e falënderoi kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit belg për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës, me theks të veçantë në proceset nëpër të cilat po kalon shteti ynë.

Në takim, ndër të tjera, u ritheksua përkushtimi dhe gatishmëria e dyanshme për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM