Ministrja e Arsimit, Shkencës, Arbërie Nagavci ka njoftura se Ligji për edukimin në fëmijërinë e hershme i miratuar ditë më parë në Kuvend, u dekretua edhe nga Presidentja e Kosovës.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se me këtë ligj, kanë rregulluar ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare dhe me ligjin e ri, Edukimi Parafillor bëhet i obliguar.
Ligji i ri ndër të tjera do të ofrojë:
Koordinim ndërsektorial
Edukim në familje
Ushqyeshmëri, krijim të menyve ushqimore
Sigurim e rregullim të materialit didaktik
Monitorim të punës edukative
Aftësim të dadove.
Qasje holistike
Si Ministri po punojmë shumë që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë mjedis të sigurt dhe mbështetës.






