Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ugljanin: Kosova me kryeministrin Kurti në krye, bazë e fortë për zhvillimin politik në procesin e integrimit evropian

Gus 3, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Dr.Sulejman Ugljanin, me rastin e urimit nga kryeministri të 33-vjetorit të themelimit të kësaj partie.

Në këtë letër, kryetari Ugljanin, ka shkruar se Republika e Kosovës, me kryeministrin Kurti në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO.

Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar marrëdhëniet e mira, kryetari Ugljanin e ka falënderuar kryeministrin për urimin e dërguar, duke shprehur respektin e tij më të thellë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Në emrin tim personal si edhe në emër të Boshnjakëve të Sanxhakut, simpatizuesve dhe anëtarëve të Partisë së Aksionit Demokratik, dëshiroj të Ju falënderohem në mënyrën më të sinqertë të mundur  për urimet e mira me rastin e 33 vjetorit të partisë sonë.

 

Republika e Kosovës, me Ju në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO.

 

Ne mendojmë se për paqe të drejtë e të qëndrueshme  dhe bashkëpunim në Ballkanin Përendimor duhet të ekzistoj simetri e të drejtat-reciprociteti, e jo qasje e privilegjuar për një popull, grup etnik ose komunitet.

 

Në kohën e sfidave të mëdha për shtetin e Kosovës, jemi të sigurt në forcën dhe vendosmërinë për të vazhduar rrugën e prosperitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokracisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar  marrëdhëniet tona të mira Ju falënderohem edhe një herë për urimin e dërguar.

 

Pranoni respektin tim të thellë,

 

KRYETARI Dr. Sulejman Ugljanin

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM