Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdon me pasurimin e listës së aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme. 13 asete shtesë, tash në mbrojtje të përhershme.
Në Gjilan, Shtëpia e Zekirja Abdullahut, Kisha e Shën Anës, Objekti i Kajmekamëllekut, Objekti i ish Depos Ushtarake Turke, Shtëpia e Haxhi Ahmetit, në Prizren, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kompleksi i Kishës Katolike “Zonja Ndihmëtare”, Kroi i Binbashit, Shtëpia e Musa Shehzades, në Partesh Kisha e Shndërrimit, në Ferizaj Kompleksi i Ndërtesave: Xhami e Kishë Ortodokse, në Kamenicë, Teqeja e Sheh Zenel Abedinit, në Kaçanik Xhamia e Hoxhë Sinan Pashës.
Çdo ditë përkushtim në mbrojtjen, ruajtjen dhe funksionalizimin e aseteve tona të trashëgimisë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






