Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Prizreni hap dyert për Dokufestin, ngjarjen më të madhe të artit e filmit në vend

Gus 5, 2023

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Prizreni hap dyert për Dokufestin, ngjarjen më të madhe të artit e filmit në vend.

Një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Europën Juglindore tashmë është formësuar në institucion të krijimtarisë dhe edukimit artistik, me të cilin krenohemi të gjithë.

Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se përgjatë nëntë ditëve, qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër, në 12 hapësira të ndryshme brenda qytetit, kinematë e hapura, ekspozitat e programet e edukimit.

 

Mbështetja shtetërore institucionale për këtë edicion ishte më e larta ndonjëherë, ndërsa kthimi në ekonomi siç ndodhi me bienalen Manifesta pritet të jetë po ashtu më i larti ndonjëherë.

 

Ju ftoj të jeni pjesë e kësaj feste të artit, të shihni filma të jashtëzakonshëm dhe të përjetoni emocione unike nëpër kinematë e festivalit e magjinë e qytetit të Prizrenit.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM