Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar deputeten britanike, Alicia Kearns për përpjekjet e saj të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se është mirënjohëse për të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës.
Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë!






