Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ka bërë të ditur se sinteza vokale është e rëndësishme për fëmijët dhe nxënësit e verbër meqë u mundëson konvertimin e shkrimit në gjuhën e folur dhe zvogëlon barrierat për nxënie.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se në kuadër të gjithpërfshirjes, si Ministri për herë të parë po ofrojnë sintezën vokale ku tashmë kanë hapur tenderin “Furnizimi me pajisje për krijimin e sintezës vokale në gjuhën shqipe për arsimin special”.
Tenderi do të jetë i hapur deri më datë 13 shtator 2023 andaj ftoj të gjithë ata që i plotësojnë kushtet që të aplikojnë.
Sinteza vokale në gjuhën shqipe do të përmirësojë cilësinë në arsim dhe do të tejkalojë barrierat me të cilat ballafaqohen personat e verbër në Kosovë.
Detajet e tenderit i gjeni në këtë link: https://e-prokurimi.rks-gov.net/HOME/ClanakItemNew.aspx






