Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ka filluar lirimin e hapësirës publike në rrugën “Ukshin Hoti” e cila në të kaluarën është shfrytëzuar nga bizneset pa leje.
Ky lirim i hapësirave publike po bëhet me qëllim që Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave të bëjë zgjerimin e rrugës, të shtojë një korsi, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






