Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ish-ministri Mehaj nderohet me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura të Gjermanisë

Gus 10, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së urdhrit ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.

Të hënën, ish-ministri Mehaj kishte ofruar kërkesën e tij për lirimin nga detyra për arsye familjare. Në vend të tij, është emëruar Koloneli Ejup Maqedonci, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM