Federata Ndërkombëtare e Festivaleve të Vallëzimit, dega në Kosovë organizon për herë të dytë festivalin “Newborn Kosova 2023”
FIDAF Kosova është organizatë jo-qeveritare e cila përfaqëson interesat e individëve që kanë të bëjnë me vallëzim, projekte kulturore që lidhen me vallëzim dhe aktivitete të artit. Përgjatë operimit tonë ,ne kemi sjellë një frymë të re në skenën kombëtare përmes eventeve dhe aktiviteteve që i kemi organizuar në vendin tonë, si dhe pjesëmarrjeve në festivale të ndryshme nëpër botë.
FIDAF ka konceptuar, organizuar dhe implementuar “New Born Festival – Festivali ndërkombëtar i vallëzimit në Kosovë” , i cili ka për qëllim promovimin e kulturave të ndryshme botërore përmes vallëzimeve tradicionale. Organizimi i një festivali të tillë i ka sjellë Kosovës një frymë të re festivali duke paraqitur bashkëpunime dhe garë ndërkombëtare në mes të artistëve ndërkombëtarë dhe vendor. “New Born Festival” me realizimin e edicionit të parë ka vendosur themele të jetë indikator në lobimin e kulturës dhe artit të Kosovës nëpër botë.
Festivali New Born Kosova është festivali i parë i vallëzimit me karakter ndërkomëtar, që organizohet në Kosovë në kuadër të FIDAF International. Në New Born Kosova, çdo ditë marrin pjesë rreth 350 artistë ndërkombëtarë nga më shumë se 10 shtete të botës. Festivali ka karakter garues me juri profesionale që vlerësojnë interpretimet dhe performancat e artistëve. Njëheri është i pasur me shumë aktivitete tjera që plotësojnë dhe formësojnë natyrën e këtij festivali.
New Born Kosova Festival tani është duke implementuar edicionin e dytë me rradhë nga data 8-14 gusht, 2023 dhe synon që të ketë një shtrirje shumë të madhe në spektrin mediatik, meqë është një inciativë kulturore që ka arritur të zë vend në festivalet tradicionale të rëndësisë së veçantë kulturore dhe shtetërore. Festivali sjellë bashkëpunime ndërkombëtare kulturore që përfaqëson kulturën dhe sigurinë e vendit tonë dhe radhit Kosovën në listën e atyre shteteve që organizojnë festivale ndërkombëtare me rëndësi dhe përmasa të mëdha.
Në këtë edicion do të kemi grupe artistike nga 10 shtete të botës, që do të përformojnë dhe konkurrojnë për tre premitë kryesore të festivalit. Grupet artistike vijnë nga Turqia, Italia, Letonia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Qipro, Republika e Guinesë, Bullgaria dhe Meksika. Festivali Newborn Kosova do të kunorizoj aktivitetet edhe me një paradë kulturore të këtyre shteteve në sheshet kryesore të prishtinës.
Festivali ka rrjedhur si mungesë e eventeve kulturore të vallëzimit me karakter ndërkombëtar, tani si një iniciativë tradicionale ka arritur që të të zë vend në spektrin ndërkombëtarë të festivaleve të vallzimeve dhe kemi arritur që të krijojmë bashkëpunime dhe shkëmbime të eksperiencave me shumë festivale të rangut të lartë.
Newborn Kosova është festivali i vetëm natayrës së vallëzimeve që fton shtete të ndryshme të botës që të ndajnë kulturën e tyre dhe të garojnë për çmime fituese në Prishtinë dhe Kosovë.
Ky festival, qysh me edicionin e parë ka pasur një impakt të vazhdueshëm në kulturën dhe artin në Kosovë, tani ne veq kemi arritur të parashikojmë tre grupe të rezultateve të rëndësisë së veçantë:
Rezultatet e rëndësisë kulturore: Festivali ka fituar karakter multi-kulturor, ku paraqet forma të ndryshme të vallëzimeve dhe artit nga mbarë bota për publikun tone.
Performanca artistike të natyrës së vallëzimit nga 10 shtete të botës me 300 artistë.
Performanca artistike të natyrës së këngëve dhe valleve nga artistë vendor.
Rezultatet e rëndësisë promocionale: Festivali ka arritshmëri promocionale jo vetëm në Kosovë por edhe jasht shtetit
Promovimi i festivalit në podiume mediatike vendore dhe ndërkombëtare
Promovimi i artistëve vendor
Promovimi i bizneseve vendore
Rezultatet e rëndësisë politike: Festivali ofron shkëmbime të eksperiencave me përfaqësues nga rajoni, që sjellin mundësi për bashkëpunime në të ardhmën.
Shkëmbin i eksperiencave nga artist vendor dhe ndërkombëtar
Rregullimi me marrëdhënie me artistë nga rajoni
Festivali ka pasur dhe do të sjellë përfaqësues edhe nga shtete që nuk e njohin Republikën e Kosovës të jenë pjesë e festivalit, njëherit ofron mundësi të bashkëpunimit me përfaqësues nga shtete që kanë shfaqë barriera të ndryshme ndar Republikës së Kosovës.
Një impakt më afat gjatë do të jetë, rrjetëzimi i shumë ansambleve vendore me Federatën ndërkombëtare të festivaleve të vallëzimit “FIDAF International” ku do të mund të performojnë në festivale të ndryshme të botës.
Së fundi ne do të hapim dyer për shumë artistë vendor që të promovojnë vetën e tyre në shumë podium mediatike dhe të promovimit që janë platforma të festivalit, duke ndihmuar që së bashku të faktorizojmë mikpritjen e shtetit të Kosovës si një vend paqësor, nikoqir i denjë me kulturë dhe traditë, thuhet në faqen zyrtare të FIDAF.




