Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen pesë të dyshuar për kontrabandim me mallra dhe sulm ndaj personit zyrtar

Gus 11, 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Policia Kufitare, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i aktiviteteve policore në brezin kufitar, bazuar edhe në informata që ka poseduar policia, ka reaguar në fshatin Kovaç (Farkëtarët), zona e përgjegjësisë e Stacionit Policor Kufitar-Jasenovik. Në këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe sulm ndaj personit zyrtar, ndërsa një person i dyshuar ka arritur të shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Për vënë situatën nën kontroll, për të evituar sulmin e mëtejmë dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë, janë përdorur pajisjet zyrtare konkretisht armët e zjarrit nga zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast.

Në këtë operacion, janë sekuestruar katër vetura të cilat kanë qenë të përfshira në rastin konkret ku një njërën prej tyre është hasur një sasi e cigareve të cilat dyshohet se ishin duke u kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Serbia. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante.

Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Veriu, në koordinim me organet tjera kompetente, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM