Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Mramor të Prishtinës mbahet dita fushore “Dita e Mjedrës”

Gus 24, 2023

Në Mramor të Prishtinës u mbajt dita fushore “Dita e Mjedrës” e organizuar nga shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” në kuadër të projektit SIRED.

Në këtë ngjarje u nënvizua interesimi i rritur për kultivimin e mjedrës, rritjen e konsumit vendor si dhe suksesin e arritur përmes bujqësisë së kontraktuar si mekanizëm i suksesshëm për të rritur vetë-qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e bujqësisë.

Në një fjalë rasti, drejtori i Shoqatës nacionale “Mjedra e Kosovës”, Kujtim Lepaja shprehu mirënjohjen për punën e palodhshme dhe sukseset të fermerëve dhe agrobizneseve të këtij sektori, përkundër një sezone me vështirësi të ndikuara nga ndryshimet klimatike dhe nga tregjet ndërkombëtare. “Ne si shoqatë kemi kërkuar nga Ministria e Bujqësisë për të mbështetur këtë sektor në këtë fazë të vështirë. Jemi në pritje të një përgjigjeje nga ana e Ministrisë.”

Sandra Horina, drejtoreshë e zyrës së ADA në Kosovë u shpreh se “sektori ka potencial të lartë dhe jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen tonë duke kontribuuar në ringjalljen e bujqësisë në Kosovë”.

Në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës” po realizohen aktivitete të shumta siç janë donacionet me sasi të boronicave dhe mjedrave në klinikat pediatrike në Podujevë dhe Prizren dhe në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, zbritje promocionale për mjedrat vendore në “Fresco Bazaar” dhe në shitjet online nga “Urban Berries”. 

Gjithashtu gjatë muajit gusht është organizuar një garë fotografie “Mjedra Tona” dhe gjatë ngjarjes janë shpallur fituesit dhe janë ndarë çmimet për tre fotografitë më të mira. 

Pjesëmarrësit patën mundësinë të provojnë personalisht një vjeljen e mjedrës si dhe të vizitojnë ambientet e punës në kompaninë Eurofruti si agrobiznes lider në vend. 

Projekti SIRED zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera, thuhet në komunikatën për media e Mjedra e Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM