Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar popullin e guximshëm të Ukrainës Ditën e Pavarësisë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.
Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë.