Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se përmes bashkëpunimit me Qeverinë Gjermane / Organizatës GIZ dhe Odës Sllovene për biznes, MBPZHR / AZHB ka organizuar pjesëmarrjen e bizneseve të Kosovës për herë të parë në Panairin “Agra” në Gornja Radgona në Slloveni.
Qëllimi i pjesëmarrjes është thellimi i bashkëpunimit dhe krijimi i kontakteve të reja me agrobiznese të vendeve të rajonit.
Ministria e Bujqësisë / Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë përfaqsohet nga kryeshefja e kësaj Agjencie, Venera Çerkini, thuhet në postimin në Facebook të MBPZhR-së.