Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Shkolla e Mesme Ekonomike – Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina”, po renovohet tërësisht ashtu sikur Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Iliria”, vitin e kaluar.
Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A. Prishtina po vazhdon punët me dinamikë të shtuar për renovimin e Shkollës së Mesme Ekonomike-Juridike “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Nxënësit do të kenë një ambient më të përshtatshëm mësimi, me kushte shumë më të mira infrastrukturore, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.