Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se një mbrëmje e shkëlqyer artistike e mbërtheu qytetin e Mitrovicës, ku u hap edicioni i parë i festivalit Mitrovica International Jazz Days.
Në skenë performuan artisti fitues i Grammy-t, Richard Bona, i shoqëruar nga MIJD BIG BAND, orkestra e përbërë nga muzikantë të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, të udhëhequr nga dirigjenti Edon Ramadani.
Sheshi qendror ishte i mbushur nga turma e qytetarëve artdashës, në mesin e të cilëve ishin edhe ministri Hajrulla Çeku dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Havonier, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Italisë, si dhe kryetari i komunës, Bedri Hamza.
Festivali shënon një rilindje të muzikës Jazz në qytetin e Mitrovicës. Faleminderit ekipit për përkushtimin dhe punën e palodhshme, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.