Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po vazhdojnë me rregullimin e “Xhepit Urban” në lagjen “Arbëria”, e cila përmes shkallëve do të lidhë rrugën “Vicianum” me atë “Ahmet Krasniqi”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se bashkë me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u bërë në realizimin e këtij projekti.
Në një sipërfaqe prej 1,093 m² do të krijojmë një park, shtigje e pushimore për këmbësorë.