Njësit e Doganës së Kosovës, sot kanë ushtruar kontrolle në pesë lokacione të ndara (barnatore) në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.
Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësit e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.
Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.