Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, vizituan shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, ku pas disa viteve stagnim, kanë rinisur punët.
Me investimin e MKRS-së në vlerë prej 2.7 milionë euro, projekti parasheh hapësira të reja të projektuara për të shërbyer si një qendër vitale dhe platformë e përshtatshme për artistët dhe artdashësit e rajonit, për të ndarë dhe zhvilluar interesat e tyre në fushën e kulturës.
Përtej hapësirës fizike, qendra do të inkurajojë bashkëpunimin, kreativitetin dhe ndërveprimin ndërmjet komunitetit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.