Mbahet paneli i diskutimit “Rëndësia e forcimit të identitetit kulturor dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore: Roli i qendrës kulturore ne komunitete”
Në hapësirën e Lapidariumit të Muzeut Kombëtar të Kosovës është diskutuar për rëndësinë e themelimit të qendrës multikulturore.
Pjesë e panelit të dikutimit kanë qenë Sylejaman Elshani, zëvendësministër në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Eliza Hoxha, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe Vesa Batalli nga Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.
Deputetja Hoxha ka thënë se një qendër multikulturor do të shërbejë për të festuar të ndryshmet që i kemi.
“Ne nuk kemi nevojë me shpik multikulturalizem, kulturat që kemi do një platform që i bashkon njerëzit. Secili prej nesh ka diçka të veçantë dhe veçantia na bënë unik”, ka thënë Hoxha.
Në anën tjetër zëvendësministri Elshani ka thënë që qendra multikulturore do të ndikonte shumë në promovimin dhe do të krijonte mundësi të reja për të rinjt e komuniteteve.
“Është e rëndësishme të kemi një qendër në Prishtinë në të cilën promovohen kulturat e komuniteteve. Njerëzit që kanë mundësi me vizitu qendrën do të ndihmojn që të thyhen ato paragjykimet të cilat mund të egzitojnë”, ka thënë Elshani.
Në përfundim të panelit, të pranishmit patën mundësi që të bashkëbisedojnë me panelistët dhe të shkëmbejnë ide për të ardhmen.
Në të njejtën hapësirë është vendosur edhe ekspozita e artistes Enisa Eminovic, thuhet në postimin në Facebook të Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.






