Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatës

Sht 13, 2023

Policia njofton se nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë dhe stacionit të Drenasit, në lokacione të ndryshme janë realizuar dy urdhëresa të gjykatës.

Nga zyrtarët e stacionit Qendra, në një aksion është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Personi i dyshuar: -A, E, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (2vite) për veprën Blerje, posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit është arrestuar i dyshuari: V.K, mashkull, 27 vjeç, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës për një rast armëmbajtje pa leje.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personat e dyshuar janë dërguar për vuajtje të dënimit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM