Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për nevojën për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Chollet në postimin e tij në Twitter ka thënë se ishte diskutim i mirë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të shtensionuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çelësi i stabilitetit rajonal dhe integrimit në BE.