Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Synojmë mirëqenie për të gjithë përmes politikave që janë gjithëpërfshirëse

Sht 20, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Ministrinë për Komunitete dhe Kthim të drejtuar nga ministri Nenad Rasic, me rastin e nënshkrimit të kontratave të përfituesve të thirrjes për përkrahje të bizneseve në kuadër të masës 1.9 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Para ceremonisë së nënshkrimit ai bashkë me zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri dhe këshilltaren e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve jo-shumicë, Elizabeth Gowing, u pritën nga ministri Rasic në zyrën e tij, i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i kësaj ministrie, Mevlud Sinani, dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Radoica Radoimirovic.

Kryeministri Kurti tha se është nder dhe kënaqësi për të që, pesë muaj pas dakordimit për hartimin e pakos mbështetëse për komunitete jo shumicë në vlerë 3 milionë euro, u bënë bashkë në një ceremoni kaq të rëndësishme me përfituesve të ndryshëm që janë këtu për të punuar e për të kontribuar për zhvillim ekonomik, për shoqëri civile dhe për mirëqenie për të gjithë.

“Nga vullneti në ide. Nga ideja në vendim. Nga vendimi në rezultat, në rezultat të prekshëm që rritë mirëqenien e qytetarëve tanë. E tillë është qeverisja jonë. E vullnetit të qytetarëve, për mirëqenien e tyre”, u shpreh kryeministri Kurti i cili njoftoi se me anë të kësaj pakoje paraprakisht kanë përfituar 57 Organizata të Shoqërisë civile të cilat do të angazhohen në realizimin e projekteve sociale dhe kulturore, ndërkaq në kuadër të së njëjtës pako janë mbështetur me pajisje e vegla moderne bujqësore 103 fermerë.

 

“Të tri shtyllat e pakos mbështetëse janë dizajnuar me kohë ashtu ato të gjenerojnë mundësi për praktikë në punë, zhvillim të shkathtësive, punësim, prodhim dhe në fund mirëqenie për komunitete jo-shumicë të Republikës sonë” shtoi ai.

Kryeministri falënderoi ministrin Rasic dhe ekipin e tij për punën shumë të rëndësishme që po e bëjnë dhe që po dëshmojnë se ata që integrohen jetojnë më mirë dhe janë më të lirë, edhe atëherë kur ballafaqohen me sfida, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Është nder dhe kënaqësi për mua që po bëhemi bashkë në një ceremoni kaq të rëndësishme kur pakoja prej 3 milionë euro do të ju ndahet përfituesve të ndryshëm që janë këtu për të punuar e për të kontribuar për zhvillim ekonomik, për shoqëri civile dhe për mirëqenie për të gjithë.

 

Në prill, në kryeministri zhvilluam një takim të përbashkët unë, zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, ministri Nenad Rashiq, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Aty u dakorduam për pakon e re mbështetëse për komunitete jo-shumicë në vend.

 

3 milionë euro ishte vlera e paraparë e kësaj pako, e cila do të përmbante masa mbështetëse për:

-vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja;

-bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale;

-shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve jo-shumicë.

 

Nesër bëhen pesë muaj nga ai takim, e sot jemi këtu për të bërë nënshkrimin e kontratave me 99 përfitues të thirrjes për përkrahje të bizneseve. Nga vullneti në ide. Nga ideja në vendim. Nga vendimi në rezultat, në rezultat të prekshëm që rritë mirëqenien e qytetarëve tanë. E tillë është qeverisja jonë. E vullnetit të qytetarëve, për mirëqenien e tyre.

 

Nga e njëjta pako, paraprakisht kanë përfituar 57 organizata të shoqërisë civile të cilat do të angazhohen në realizimin e projekteve sociale dhe kulturore, ndërkaq 103 fermerë të vegjël u janë mbështetur me pajisje e vegla moderne bujqësore.

 

Të tre shtyllat e pakos mbështetëse janë dizajnuar me kohë ashtu ato të gjenerojnë mundësi për praktikë në punë, zhvillim të shkathtësive, punësim, prodhim dhe në fund mirëqenie për komunitete jo-shumicë të Republikës sonë.

 

Krahas kësaj, vitin e kaluar, Ministria për Komunitete dhe Kthim kishte financuar 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups për komunitete jo-shumicë, prej të cilave 48 ishin për komunitetin serb në Kosovë.

 

Komunitetet jo-shumicë përbënë 17% të subvencioneve të Ministrisë së Ekonomisë për pajisje efiçiente, në kuadër të masave tona për efiçencë energjisë kurse 9% e praktikantëve me pagesë përmes programit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve “Kosovo Generation Unlimited”, vijnë nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, përqindje kjo përfaqësuese në raport me tërësinë e popullatës.

 

Ndërkaq në buxhetin e shtetit për komunat me shumicë serbe në vitin 2023 janë buxhetuar gjithsej 149 projekte kapitale që kapin vlerën prej 12.35 milionë euro.

 

Qasja jonë është holistike. Synojmë mirëqenie për të gjithë përmes politikave që janë gjithëpërfshirëse. Pra, do të thotë se gjithpërfshirja është qasja jonë.

 

Për fund, dua të falënderoj ministrin Rashiq dhe ekipin e tij për punën shumë të rëndësishme që po e bëjnë dhe që po dëshmojnë se ata që integrohen jetojnë më mirë dhe janë më të lirë, edhe atëherë kur ballafaqohen me sfida.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM