Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Sht 21, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me asnjë votë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës, miratuan Projektligjin për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, dhe 27 amandamentet e këtij ligji.

Pas rekomandimeve dhe pajtimit të të gjitha komisioneve parlamentare, Kuvendi i Kosovës, me 65 vota pro kaloi në lexim të dytë projektligjin në fjalë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturës, Ardian Gola, arsyetoi para deputetëve rëndësinë e votimit të këtij ligji, pasi që adreson çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e autorit dhe krijimtarinë artistike. Ai informoi deputetët e Kuvendit të Kosovës se të gjitha aspektet procedurale dhe dëgjimet publike si dhe komentet për këtë ligj janë marrë në konsideratë dhe janë trajtuar siç duhet.

Përmes projektligjit ndër të tjera do të:

–          sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes të të drejtave të autorit, krijimtarisë shkencore e artistike;

–          rregullohet statusi i Task Forcës kundër Piratërisë;

–          ofrohet mundësia e zgjidhjes së kontesteve në të drejtën e autorit përmes mjeteve alternative si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi.

Ministri Hajrulla Çeku falënderon të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e këtij projektligji, thuhet në komunikatën për media e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM