Komuna e Prishtinës njofton se parkingu në Rr. Garibaldi në Prishtinë ka marrë formë tjetër. Aty, për herë të parë dhe si bazë për të tjera hapësira tash e tutje, kemi parkingje të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara të lëvizjes, me pjerrina shtesë për sigurim të lëvizjes së lirë e të barabartë.
Në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, bashkë me ekipin e mobilitetit në Drejtoria e Shërbimeve Publike, ekipin e Prishtina Parking, asambleistë dhe përfaqësues të Handikos provuam hapësirat e transformuara në parking të rezervuar dhe diskutuam finesa tjera për akomodim të plotësuar.
Së shpejti në këtë rrugë, përveç parkingut të rezervuar për biçikleta, motoçikleta, taksi dhe vetura (me fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara), do të shtojmë edhe hapësirën e dedikuar për lëshim/marrje të fëmijëve në shkollën Faik Konica në afërsi, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.