Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se stadiumi i “Flamurtarit” është bërë me tribunë të re.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se tani janë 1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet.
Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës.