Komuna e Prishtinës njofton se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina bëhet pjesë e programit Climathon global më 19-21 tetor.
Për herë të parë, në mbështetje të projektit Venture UPtë me Komisionin Evropian, po organizojmë hackathon 24 orësh të ekipeve që punojnë në zgjidhje kreative për problemet klimatike me të cilat përballet Prishtina.
Zgjedh njërën nga sfidat poshtë, krijo ekipin dhe apliko në thirrjen e hapur deri me 13 tetor.
Cilësia e ajrit dhe ndotja
Mbeturinat dhe ekonomia qarkore
Lëvizshmëria urbane e qëndrueshme (mobility)apliko me ide tani!
Hapësirat e gjelbra dhe biodiversiteti
Infrastruktura rezistente (ndërtimet e gjelbra dhe me energji efiçiente)
Ekoturizmi
Zhvillimi rural i qëndrueshëm
Më 21 tetor, idetë më të mira do të shpërblehen dhe marrin mbështetje për implementim nga ekipet në Kryeqytet, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.