Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është takuar me Presidenten e Universitetit të Arteve në Kyoto, Dr. Sakiko Yoshikawa, në kuadër të vizitës në Japoni.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se me Dr. Yoshikawa ka biseduar për rëndësinë e artit në kulturën e një kombi dhe dimensionet e gjera që ka marrë kjo fushë sot, duke prekur pozitivisht shumë arterie të jetës.
Yoshikawa i shpreha mirënjohjen për ftesën për takim, dhe përsërita gadishmërinë për bashkëpunim në çdo formë të mundshme. Këtu mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik janë mënyrat kyçe për të ngritur ura të forta lidhëse mes kapaciteteve intelektuale të dyanshme.
Ky është një ndër institucionet akademike me impakt të madh në Japoni për kultivimin dhe zhvillimin e kulturës japoneze – një shembull i shkëlqyer se si kontribuohet për vendin përmes artit në arsimim e lartë.