Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, krahas planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik, po merret edhe me lirimin e trotuareve për lëvizje të lirë të këmbësorëve.
Ndonëse ndëshkimi nuk është një nga mënyrat më të mira të ngritjes së sigurisë në trafik, përveç fushatave e aktiviteteve të ndryshme informuese, ne konform ligjeve dhe autorizimeve që kemi, që nga data 29 shtator deri sot, për kundërvajtje të ndryshme janë gjobitur 1800 kundërvajtës.
Prej tyre vetëm në qytetin e Prishtinës, 186 për parkingje të parregullta si dhe janë konfiskuar 9 automjete, po për kundërvajtjen e njëjtë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.