Policia e Kosovës njofton se Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 228 km/h.
Policia pas ndalimit të automjetit, shoferin e gjobitë me 300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






