Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lansohet Fushata Informuese për Liberalizimin e Vizave

Tet 5, 2023

Është lansuar sot Fushata Informuese për Liberalizimin e Vizave, e cila fushatë do t’i informojë qytetarët e Kosovës për detaje më të hollësishme mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 Janari i vitit 2024. 

Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili edhe e bëri hapjen e kësaj fushate para shumë të interesuarve mbi këtë proces, tha se gjatë vitit që shkoi 2022, kur e kishte Presidencën e Këshillit Evropian Republika çeke, kemi punuar ngushtë edhe me Presidencën çeke e edhe me Komisionin Evropian për ta kthyer në agjendë të Këshillit të Bashkimit Evropian këtë temë. 

“Liberalizimi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë, megjithatë duhet të kemi kujdes sepse përmban rregulla, duhet të keni pasaportë, mund të udhëtoni vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, ku do të qëndroni, mjete të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese”, theksoi kryeministri, duke shtuar se liberalizimi i vizave është për vizita afatshkurtra e jo për studime apo për punë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që të gjithë së bashku të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave të zonës schengen. 

Ai i uroi edhe një herë qytetarët e Republikës për liberalizimin e vizave, duke nënvizuar se procesi deri te largimi i regjimit të vizave ka qenë i tejzgjatur dhe i tejvonuar, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

 

Sot po fillon fushata e liberalizimit të vizave këtu në Prishtinë dhe përgjatë tetorit dhe nëntorit pritet që fushata të zhvillohet në shumë komuna të Kosovës anembanë.

 

Kjo fushatë financohet nga Zyra e Kryeministrit dhe nga GIZ-i gjerman. Stafi i Kryeministrisë tashmë ka mbajtur takime me hisedarë të ndryshëm, duke përfshirë komunat e Republikës, komunitetet e vendit tonë dhe Odën e Turizmit për t’ua shpjeguar rregullat lidhur me liberalizimin e vizave.

 

Siç e dini të gjithë, sepse e kemi përjetuar bashkërisht, ky proces ka qenë i tejzgjatur dhe i tejvonuar për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Gjatë vitit që shkoi 2022, kur e kishte Presidencën e Këshillit Evropian Republika çeke, ne kemi punuar ngushtë edhe me Presidencën çeke e edhe me Komisionin Evropian për ta kthyer në agjendë të Këshillit të Bashkimit Evropian këtë temë.

 

Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku nëpërmjet progresit demokratik dhe ekonomik të vendit tonë, ku në veçanti do të kisha theksuar arritjet në sundimin e ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në riatdhesimin, menaxhimin e azilit e të migrimit e tash pra, bashkërisht po i afrohemi ditës kur liberalizimi i vizave do të zbatohet dhe qytetarët e Republikës sonë të dashur të Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm për në zonën schengen, meqenëse nga 1 janari i vitit 2024 merr fund regjimi i vizave për Kosovën.

 

Liberalizimi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë, megjithatë duhet të kemi kujdes sepse përmban rregulla, duhet të keni pasaportë, mund të udhëtoni vetëm 90 ditë brenda 180 ditëve, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, ku do të qëndroni, mjete të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese. Pra liberalizimi i vizave është për vizita afatshkurtra e jo për studime apo për punë. Qytetarët, të gjithë ne se bashku duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkeljet e rregullave edhe individualisht kur mblidhen pastaj mund të çojnë në gjoba dhe ndalesë të hyrjes në zonën schengen.

 

Urime edhe njëherë për këtë të arritur shumë të madhe për vendin tonë dhe tash e tutje do të mund të udhëtoni lirshëm një gjë që e kemi merituar ngaherë por që në fuqi zbatohet që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

 

Unë këtu brenda e plotësova një pyetësor. Ju kisha inkurajuar të gjithëve që përveçse të mësoni edhe ta provoni këtë test e nëse i keni të sakta pesë pyetjet që ju bien në mënyrë rastësore atëherë i merrni 100 pikë, dhe një kapelë e një çantë.

 

Kosova, qytetarët e saj udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.

 

Ju faleminderit, gëzuar e urime edhe një herë të gjithëve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM