Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se është hapur edicioni i 6-të të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit në Prishtinë me mexosopranon Flaka Goranci dhe ansamblin PriModern të drejtuar nga maestro Kushtrim Gashi.
Edhe këtë vit, me qëllim të inkurajimit të krijuesve të rinj, festivali ka hapur thirrjen për kompozitorë duke i ftuar të shpalosin veprat e tyre para jurisë profesionale të përbërë nga Kushtrim Gashi, kompozitor dhe dirigjent, Lukas Grossmann, kompozitor, Manfredo Gambino, muzikolog, të cilët shpërblyen Dea Ahmën dhe Ersan Januzin.
Në hapje të festivalit ishin të pranishëm ministri Hajrulla Çeku, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadori gjerman Joern Rohde dhe përfaqësues të ambasadave të Zvicrës, Francës, Suedisë dhe Belgjikës. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






