Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranoi donacion nga ICMP

Tet 11, 2023

Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u  mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP).

Në këtë ceremoni morën pjesë: drejtori i AKF-së, Blerim Olluri, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, përfaqësues të ICMP-së, si dhe të ambasadës italiane në Kosovë.

Me këtë rast, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzike, Blerim Olluri, falënderoi qeverinë Suedeze dhe Italiane për këtë donacion me pajisje specialistike për analiza të ADN-së dhe theksoi kjo do të ndihmojë shumë laboratorin e ADN-së, për avancim të mëtejme të të gjitha llojet e analizave të krimeve të ndryshme , sidomos do të ndihmojë në identifikimin e personave të zhdukur.

Ai tha se këto pajisje janë të teknologjisë së fundit, të cilat edhe kërkohen në kuadër të standardeve me të cilat është akredituar kjo agjenci. 

Ky donacion përmban  pajisje të specializuara për analiza të ADN-së dhe është në vlerë rreth 15 mijë euro, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM